Plagoset me armë 25-vjeçari në Lezhë, policia në ndjekje të autorit

Një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme, 17 shtator në fshatin Manati, Lezhë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:40 ku për motive të dobëta shtetasi Xhulio Vokrri, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin  aulo Bushi (Ndoj), 25 vjeç.

Mësohet se 25-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e tij.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.