Durrës/ Shkelën orën policore, djemtë përplasen me policinë, shikoni videon

Një përplasje mes policisë dhe disa të rinjve është shoqëruar mbrëmjen e 16 shtatorit në bulevardin “Dyrrah” lagjja 11 të Durrësit.

Nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë dy policë i janë afruar disa të rinjve të cilët duket se kanë thyer orën policore.

Duket se djemtë refuzojnë shoqërimin dhe mes tyre ka përplasje dhe shtyrje.

Në ndihmë të tij shkoi dhe një djalë i cili ishte ulur për të ngrënë në tavolinën e një fast food-it aty. 

Më pas policia iu afrua për ta marrë edhe atë dhe shoqëruar në komisariat.

Prokuroria po kryen veprimet e rastit. Ende nuk ka njoftim zyrtar nga policia.