“Nuk ka marrë dijeni rregullisht”, shtyhet seanca për Fatmir Mediun në Apelin e Posaçëm

Ditën e sotme ishte parashikuar të zhvillohej në orë 10:00, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Por seanca u shty, për të vijuar më datë 24.09.2021, ora 10:00.

Shkak për shtyrjen e seancës ishte se njëra prej palëve, konkretisht z. Fatmir Mediu nuk ka marrë dijeni rregullisht.

Ditën e sotme ishte planifikuar për t`u shqyrtuar në dhomë këshillimi çështja me nr. 212 akti, datë regjistrimi 03.09.2021, mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm dhe trashëgimtarëve të viktimës E.D.

SPAK kërkoi rihapjen e hetimeve për ish0ministrin e Mbrojtjes për tragjedinë e Gërdecit në vitin 2008.

SPAK apeloi vendimin e GJKKO pasi kjo e fundit rrëzoi kërkesën për rihapjen e hetimeve./OraNews/