Dash Shehi: Rama zhduku ministrinë e Punës, ngriti ministrinë e Biznesit. Nuk dihet ku shkojnë pyjet tona
Dashamir Shehi, kryetari i LZHK-së, që doli deputet nga listat e PD-së i quajti ‘përralla” dhe të parealizueshme objektivat e programit të qeverisë “Rama 3”.
Në foltoren e Kuvendit në orët e para të mëngjesit para se të votëbesohej program Shehi tha se shumica e atyre nuk kanë asnjë bazë reale.
“Përralla që edhe po u bë çereku jemi të lumtur. Tetë vjet kemi dëgjuar një tufë e nuk është bërë as çereku. Ne do të bëhemi me HEC- të reja, porte e aeroporte e rroga shumë të larta e shumë gjëra të tjera që janë shkruar por për tu kthyer tek realiteti shqiptar “
Ka rezerva të mëdha për mënyrën e qeverisjes së kryeministrit dhe mendisinë e tij. Një qeveri që nuk ka ministri pune por sajon zyrë lubrifikimi të biznesit.
“Këtu nuk ka ministri e Punës sepse nuk e konsiderojnë të rëndësishme mes 17 vetëve. Ne e kemi zhdukur sepse na është dukur e tepërt në mendësinë e kësaj qeverisjeje e këtij kryeministri një institucion si ministria e Punës"
Çfarë kemi ngritur?
Struktura të çuditshme që ekzistojnë vetëm në Shqipëri. Ministria e biznesit. (Shënim redaksia: Flet për ministrinë e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes)
Vazhdimit ka një zonjë apo zotëri këtu që filtron për biznesin. Çudi e madhe. Nuk ka as Amerika e as Anglia. Nuk ka ministri biznesi e bëjnë biznes nga mëngjesi deri në darkë. Sepse institucioni i rregullt është Ministria e Punës, trinom punëmarrës- punëdhënës e biznesi.
Ky për miqtë e vet ka sajuar një zyrë ankimimi, lubrifikimi para se të mbërrijë tek ky, po punëtorët e Shqipërisë ku do të shkojnë? Nuk ka. Nuk ekziston në mëndjen tuaj çfarë është shteti demokratik e modern"
U ndal dhe tek pyjet
"Keni sajuar strukturat sipsa mëndjes tuaj. U dogjën pyjet e Shqipërisë këtë herë e unë nuk shikoj ndonjë ndryshim mentaliteti.
Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve, është shpërndarë një herë tek ambient një herë tek turizmi. Nuk dihet ku shkojnë pyjet tona.
Mendova se do të kishin seriozitetin ta kthenin tek ministria e Bujqësisë ku kanë qenë qysh se lindi shteti shqiptar. Por ky mentalitet shtetformues mungon fare."
Shehi thotë se Rama mendon se Shqipëria është tepsia e tij dhe paralajmëron dhe kolegët e tij të opozitës.
“Pas 8 viteve ky zotëria mendon se Shqipëria është tepsia e vet dhe e rrotullon si ta dojë. Madje dhe ta përmbysë. Edhe ne kolegët e opozitës nëse do të rrimë duke parë sigurisht mund të ndodhë. Ne shumica e shqiptarëve duam pushtetin e jo shtetin.
Fton dhe socialistët të reflektojnë
“Ju ftoj të reflektoni për mënyrën si e ka ndërtuar ai. Qeveri për imazh? Të pame, e imazh? E kemi kaluar atë kohë. Ka ardhur dita. Edhe kolegët socialistë nëse duan të bëjnë punë më të mirë duhet të zgjedhim një strukturë qeverie më të mirë.”