Kosovë/ 19 viktima dhe 279 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Të premten (17 shtator) në Kosovë janë regjistruar edhe 19 viktima të reja nga Covid, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve, që nga marsi i vitit të kaluar, në 2,878.

Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 279 raste të reja të të infektuarve me koronavirus nga 6,079 mostra të testuara.

Bazuar në 6,079 testet e kryera  pozitiviteti i rasteve të jetë 4.5%.

Ministria e Shëndetësisë raportoi të enjten  për 1,269 persona të shëruar nga koronavirusi.

Aktualisht, raste aktive janë 2.464.

Deri të premten në mesditë, 418,421 qytetarë të Kosovës janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.

Në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 675 pacientë të infektuar me koronavirus, njoftoi të premten Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Prej tyre, 44 janë në kujdes intensiv, ndërsa 540 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Shifrat janë pak më të ulëta se një ditë më herët, kur në spitale ishin të shtrirë 719 pacientë me koronavirus - 47 prej tyre në kujdes intensiv./REL/