Shtyhet afati, grumbullimet në vende të hapura e të mbyllura nuk do lejohen deri më 20 shtator

Shtyhet afati, grumbullimet në vende të hapura e të mbyllura nuk

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të shtyjë afatin për ndalimin e grumbullimeve në vende të hapura dhe të mbyllura deri më 20 shtator, për shkak të rritjes së shifrave nga koronavirusi.

Urdhri është firmosur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe është publikuar në fletoren zyrtare.

Kjo masë ishte në fuqi deri në datën 6 shtator por është zgjatur deri në fillim të javës së ardhshme. 

 

Shtyhet afati, grumbullimet në vende të hapura e të mbyllura nuk

Në vendin tonë është në fuqi  ligji për mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura si dhe ora policore, e cila nis në orën 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit.