Pasaporta e gjelbër për BE/Tomini: Qytetarët e pajisur me certifikatë para 15 shtatorit duhet ta rishkarkojnë në e-Albania
Qytetarët shqiptarë duhet të shkarkojnë edhe njëherë dokumentin nga platform e-albania pas njësimit të pasaportës së vaksinimit anticovid nga BE. Zv/minsitrja e shëndetësisë Eugena Tomini thotë se në kodin identifikues të pasaportës janë futur edhe elemente të tjera sigurie.
Tomini: Të gjithë shtetasit shqiptar mund ta shkarkojnë sërish certifikatën nga e-Albania, për faktin se janë shtuar 2 elementë sigurie, barcode dhe qendrimi i firmës brenda këtij niveli sigurie. Që nga data 15 ka ndryshuar konfiguracioni i certifikatave për të qenë i përputhshëm me parametrat europiane. Të gjithë shtetasit shqiptar mund të shkarkojnë certifikatën nga e-Albania dhe ata që e kanë shkarkuar para 15 shtatorit duhet ta ri-shkarkojnë.
Megjithëse njohja e pasaportës lehtëson udhëtimin e atyre që kanë kryer një nga vaksinat e njohura nga BE, Tomini thotë se edhe ata që janë vaksinuar me dozat kineze mund të përfitojnë.
Tomini:Të paktën rreth 9 shtete të Bashkimit Europian, duke filluar nga Holanada, Suedia, Greqia, Rumanoa, Bullgaria, Hungaria e njohin vaksinën e Sinovac. Sigurisht për vendet që nuk njohin vaksinën Sinovac dhe ruse ekzistojnë alternativat e testit PCR, Rapid test , vërtetim se ke kaluar sëmundjen, në varësi të vendeve.
Raportin e KE e cila radhit Shqipërinë në vend të parë për vdekshmërinë nga covid, ZV ministrja e konisderon si paraprak për aq kohë sa nuk ka përfunduar ende pandemia.
Tomini: Pandemia ende nuk ka përfunduar. Sigurisht bëhen rivlerësime për të gjitha rastet kur përfundon pandemia.
Sa i përket fillimit të vitit të ri akademik mënyra e zhvillimit të mësimit do të varet nga mbulesa vaksinale dhe kushtet pandemike.
Tomini: Sa më e lartë mbulesa vaksinale , aq më të sigurt do jenë studentët në auditore.
Komiteti Teknik i Ekspertëve ndërkohë ka zgjatur deri më 20 shtator masën e ndalimit të grumbullimeve me qëllim ndalimin e përhapjes së covid.
Aktualisht në Shqipëri janë vaksinuar me 1 dozë 41% e qytetarëve ndërkohë që 34% e popullatës ka marrë të dyja dozat. Në vend kanë mbërritur mbi 2 milionë vaksina ku numrin më të lartë e zënë dozat kinezet me rreth 1 milion.
