"Edhe unë jam vajzë minatori" Gazetarja e Ora News përlotet teksa raporton për teknikun e bllokuar në galeritë e Bulqizës

Gazetarja e Ora News, Sonila Musai nuk ka mundur t'i mbaj lotët gjatë raportimit live nga minierat e Bulqizës, ku prej 3 ditësh gjendet i bllokuar minatori Muharrem Plaku.

Teksa raporton për situatën, Sonila tregoi se edhe ajo është vajzë minatori dhe është rritur duke dëgjuar raste vdekjesh dhe incidentesh në minierat  e Bulqizës.

Ajo rrëfen se babi i saj ka pësuar një incident të tillë, por për fat të mirë ai shpëtoi.

"Unë jam banore e këtij qyteti dhe mbaj mend që e vogël dëgjoja vazhdimisht, që minatorët humbnin jetën në galeri.

Jo vetëm minatorët por edhe të rinjtë, që e kanë këtë galeri si të vetmen mundësi për të mbajtur familjet e tyre.

Janë raste të përsëritura, kërkoj ndjesë për emocionet. (qan)

Një rast të tillë e kam pasur edhe vetë në familje, pasi unë jam një vajzë minatori.

Një rast i tillë i ka ndodhur dhe babait tim, ku fatkeqësisht kolegu i tij ndërroi jetë.

Por Zoti e shpëtoi babain tim dhe për këtë jam falenderuese. Minierat në Bulqizë janë e vetmja mundësi ku kryefamiljarët të mbajnë familjet e tyre.

Nga ana e institucioneve nuk është marrë asnjë masë se pse kaq shumë persona po humbin jetën në miniera. Nuk kanë mundësi tjetër edhe pse e dinë se hynë të gjallë  dhe nuk e dinë si do të dalin. Ashtu siç është dhe rasti i Muharremit", rrëfen Sonila mes lotësh.