A mund të udhëtojmë në Europë nëse jemi vaksinuar me Sinovac? Përgjigjet Tomini

Më 15 shtator Bashkimi Europian njohu certifikatën shqiptare te vaksinimit anti-Covid.

Por çfarë do të ndodhë me ata persona që kanë marrë vaksinën kineze, e cila nuk është aprovuar ende nga OBSH dhe as njihet nga BE.

Zëvendës ministrja e shëndetësisë, Eugena Tomini në një intervistë për edicionin e lajmeve në Rtv Ora, thotë janë të paktën 9 vende në Evropë që e njohin vaksinës Sinovac, midis tyre dhe Greqia.

Megjithatë ajo thotë se për vendet që nuk e njohin Sinovac, shtetasit shqiptarë mund të zgjedhin alternativën e tamponit, PCR ose Rapid në varësi të vendeve, ose duke vërtetuar se kanë kaluar në mënyrë natyrale Covid-19.

Gazetarja: Certifikata e njohur nga Bashkimi Europian përfshin vetëm disa vaksina, të cilat janë përdorur edhe në vendin tonë. Cilat janë këto vaksina dhe çfarë do të bëhet me ata persona që tashmë kanë kryer një vaksinë tjetër?

Tomini:Duhet të theksojmë se të gjithë shtetasit shqiptar, që kanë bërë vaksinën Sinovac, të paktën mbi 9 shtete të Bashkimit Europian, duke filluar nga Holanada, Suedia, Greqia, Rumanoa, Bullgaria, Hungarai e njohin vaksinën e Sinovac. Sigurisht për vendet që nuk njohin vaksinën Sinovac dhe ruse ekzistojnë alternativat e testit PCR, Rapid test , vërtetim se ke kaluar sëmundjen, në varësi të vendeve.