"Kemi demokraci problematike" Meta: Qeveria e re të fillojë punën, opozita të bëjë detyrën në parlament
Me votëbesimin e parlamentit, Edi Rama do t'i shkojë të shtunën presidentit Ilir Meta në zyrë bashkë me kabinetin qeveritar për tu betuar në nisje të mandatit të trete qeverisës.
Përplasjet mes dy krerëve të shtetit kanë qenë të forta dy vitet e fundit, aq sa para fushate Presidenti deklaroi se do të jepte dorëheqjen nëse Edi Rama merrte 71 mandate.
I pyetur për këtë Ilir Meta tha se nuk është koha për keqinterpretim, ndërsa theksoi se ai është i detyruar të respektojë Kushtetutën, duke iu referuar dekretimit të kabinetit "Rama 3."
"Në çdo moment kemi qenë dhe jemi të hapur për të përmbushur të gjitha detyrimet kushtetuese për sa i takon këtij procesi, pasi Parlamenti i ri tashmë ka nisur punë dhe urojmë të jetë një Parlament sa më funksional, sa më demokratik. Natyrisht edhe qeveria e re duhet të fillojë sa më parë dhe kontrolli i Parlamentit tqë ndajë qeverisjen," tha Meta në një prononcim për gazetarët sot nga qyteti i Korçës.
Presidenti nxiti opozitën
Demokracia sipas presidentit në Shqipëri është ende problematike, megjithatë e vlerëson më të mirë se para 25 prillit, date deri kur PS e Edi Ramës i kishte në dorë të gjitha.
"Sa i takon situatës së demokracisë edhe ajo është në një gjendje problematike. Nuk është ndoshta ashtu sikur do të donim pas 25 prill, por është shumë më mirë se situate katastrofike e para 25 prillit, në kushtet e zero opozitës në institucionet e vendit.
Ndaj Presidenti thotë se u detyrua të marrë më shumë protagonizëm.
"Shpesh kam kërkesa nga gazetarët në studio por pas 25 prillit e kam gjykuar të panevojshme sepse i gjithë protagonizmi i m jo i zakonshëm në 2 vitet e fundit nuk ka qenë i kërkuar nga Ilir Meta, pro ka qenë i imponuar në mbrojtje të demokracisë, mbrojte të Kushtetutës në kushtet e braktisjes nga opozita të gjithë institucioneve e përpjekjeve të pandalshme të mazhorancë për të kapur çdo institucion
Aktualisht askush nuk duhet të presë të marrë përsipër detyra që u takon aktorëve të tjerë politikë. Shpresoj opozita të përmbushë detyrën e saj në parlament dhe sistemi i llogaridhënies të nisë të funksionojë.
Parlamenti i ri tashme ka nisur dhe urojmë të jete nje parlament sa me funksional, si dhe natyrisht edhe qeveria e re duhet te fillojë sa më parë dhe njëkohesisht edhe kontrolli i parlamentit ndaj qeverise." tha Meta ne nje prononcim për gazetarët nga qyteti i Korçës.
Sovraniteti
Pyetje: Zoti President për të mbetur te demokracia dhe tek sovraniteti që ju thatë se jeni mbrojtës i saj. A është sovranitet ndërhyrja e ambasadorëve të cilët ju edhe më herët e keni përcaktuar si tejkalim të misionit të tyre diplomatik për përjashtimin e zotit Berisha.
Meta: "Sovraniteti është cënim i vullnetit të qytetarëve dhe nuk ka mbrojtës më të mirë, sesa vetë sovrani kur ai është I ndërgjegjshëm për rëndësinë e votës së tij kur nuk e shet në këmbim të gjërave të momentit të cilat I humbet shumë shpejt
Sa i takon sovranitetit pa asnjë diskutim fjala kyç për dekadat është sovraniteti.
Është e rëndësishme ti kthejmë sovranitetit të qytetarëve, që ata të mos jenë viktimë e arbitraritetit dhe kulisave të elitave që kanë kërkuar dhe kërkojnë ta nxjerrin jashtë kontrollit të qytetarëve. Është bërë një hap pas 25 prillit por hapa më të shpejtë besoj do të jenë."
Doktori si vera
Gazetarët si fillim kërkuan një reagim për përjashtimin e Doktor Berishës, Meta e anashkaloi pyetjen duke u përgjigjur: “Meqë përmendët doktorin do ju lutesha të mos rrini kaq pranë e të gjithë të jenë të kujdesshëm pasi ka tendencë të rikthimit të një vale tjetër dhe kjo është çështje madhore."
Më pas gjatë pyetjes së gazetarëve Meta përmendi batutën:"Doktori është si vera. Sa më shumë kalon koha, bëhet më tërheqës dhe më demokrat."
Meta ndodhej sot në Korçë për ceremoninë solemne të vlerësimit të katër të përndjekurve politikë, simbole të rezistencës antikomuniste.
