Plagosja në Qafë Kashar: Njëri nga të plagosurit në polici, tjetri në operacion, plumbi i gërvishti faqen

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me armë zjarri te "Mbikalimi i Qafë Kasharit", në Tiranë, pak pas mesnatës, rreth orës 00:05 (17 shtator.)

Policia bëri me dije se të plagosur mbetën shtetasit Enis Sanaxhku, 20 vjeç dhe Noa Mato, 19 vjeç.

Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj bën me dije se njëri prej të plagosurve është larguar nga spitali dhe është shoqëruar në komisariat , ku do të merret në pyetje për të zbuluar më shumë informacione në lidhje me ngjarjen.

Personi tjetër ndodhet në sallën e operacionit. Mësohet se plumbi e ka gërvishtur në pjesën e faqes, por nuk ndodhte në rrezik për jetën.

Dy të rinjtë të cilët lëviznin me një mjet tip "Audi 5" pas plagosjes kanë shkuar vetë në dyert e spitalit ushtarak për të marrë mjekim. Makina është dërguar për ekzaminim të mëtejshëm në policinë e shtetit.

Burime bënë me dije se 2 të rinjtë kanë qenë duke u kthyer nga kalçetoja kur ndodhi ngjarja.

Gjatë këtij momenti ata i kanë prerë rrugën autorit të automjetit dhe më pas janë konfliktuar me të duke e çuar çështjen deri në përdorimin e armëve, raporton Ora News. 

Që prej regjistrimit të ngjarjes janë ngritur kontrolli për kapjen e autorit, ndërkohë policia për shkak të errësirës nuk e ka bërë ende të mundur identifikimin e autorëve.

Nga informacionet e deritanishme nuk ka qenë një konflikt i mbartur, por një konflikt i çastit./OraNews/