Zbulohen 5 varre në Durrës, mendohet se i përkasin periudhës Mesjetare

5 varre mesjetare janë zbuluar në afërsi të sheshit “Pranvera” në qytetin e Durrësit. Arkeologët kanë arritur në 1 metër thellësi gërmime, ndërsa zbulimet janë të rëndësishme për eksplorimin e mëtejshëm të mesjetës.

Në qytetin e Durrësit vijojnë të gjenden dëshmi të rëndësishme të së shkuarës.

Gjatë gërmimeve në afërsi të sheshit “Pranvera” së fundmi janë gjetur të paktën 4 varre mesjetare.

Me vijimin e gërmimeve parashikohet se në shtresat e mëposhtme të ketë zbulime të periudhave edhe më të lashta të qytetërimit durrsak.

"Deri tani është faza mesjetare, pastaj poshtë këtyre mendohet të jetë edhe faza romake. Gjithë këto varre vijnë faktikisht nga periudha pandemie, sëmundje nuk kishin mundësi të varroseshin dhe nga pasiguria. Deri tani janë zbil;uar 4-5 varre të sigurta," u shpreh Koçillari.

Gërmimet në lulishten në sheshin pranvera kanë nisur pak ditë më parë, ndërsa nuk është dashur shumë punë për të zbuluar një tjetër të dhënë të rëndësishme sa i përket mesjetës dhe vendbanimeve të hershme. /OraNews/