'Art me Kostën' emisioni më i ri në Rtv Ora, çdo të shtunë ora 12:30
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shtator 2021, 10:12
"Art me Kostën" është emisioni më i ri që do të transmetohet në ekranin e Rtv Ora.
Nën moderimin e Kosta Zhongës, "Art me Kostën" do të transmetohet çdo të shtunë, në orën 12:30 në Rtv Ora.
"Fokusi do të jetë gjithmonë te fëmijët. Pjesa e parë do ketë piktura , pjesa e dytë do të jetë riciklimi, do krijojmë vepra arti me materiale të riciklueshme. Te pjesa e tretë fëmijët do bëjnë punime me plastelinë. Fëmijët kanë shumë qejf të punojnë me plastelinë", thotë Kosta Zhonga në emisionin "Ditë e Re".
