Gjekmarkaj: Shqipëria ka në sy portretin e hajdutit, që mendon se u bë mbret, e të kriminelëve ministra

Nga salla e Kuvendit, deputeti Agron Gjekmarkaj, u shpreh se programi i ri nuk përmbante pika që ligjin e arsimit, ekonominë në rritje, apo digjitalizimin e procesit mësimor.

Sipas tij, programi nuk thotë se sa mijëra fëmijë kanë braktisur Shqipërinë dhe se analfabetizmi funksional është pas pandemisë në 60%.

Ai shton se programi nuk ka asgjë për teknologjinë në arsim, sjellje në epokën e re, asgjë për dështimin e mësimit në pandemi dhe se nxënësit nuk u ndihmuan për të bërë mësimin online.

Gjekmarkaj: Shqipëria ka në sy portretin e hajdutit, që mendon se u bë mbret, të kriminelëve që shfaqen si zotërinj oxhaku dhe që kanë një emër, ministra, kryeministra. Pengmarrës së ndryshimit. Shqipëria do të reagojë, do të përballet, shënojeni këtë ju që zgërdhiheni. Përsëritjet e programit 2009, 2013, si një masë veshtullore petullash pa ujë. Programi për arsimit flet për shkollat e reja, ndërkohë që shumica prej tyre janë problem për shëndetin.

Programi s’na thotë se sa mijëra fëmijë kanë braktisur Shqipërinë. Analfabetizmi funksional është pas pandemisë në 60%. Asnjë të dhënë s’ka për ligjin e arsimit të lartë. Asgjë për teknologjinë në arsim, sjellje në epokën e re, asgjë për dështimin e mësimit në pandemi. Nxënësit nuk u ndihmuan për të bërë mësimin online. Mësuesi u la në mëshirë të fatit për të kryer detyrat. Buxheti nuk garanton një buxhet funksional dhe cilësor.

Presidenti partizan Sandro Pertini u pat lënë amanet qytetarëve të tij thënien “kur një qeveri nuk bën atë çfarë do populli ajo duhet larguar edhe me hunj e gurë”! Në rastin më të mirë do të keni fatin e sulltan Abdyl Hamitit që u largua me një karroce i veshur tebdil si firaun nëse këta hunj nuk do të hynë ndokund, në rrotat e saj.