Batutat në konferencë, Rama: Ballkani shumë para BE-së për humorin; Merkel: Shpresoj të më nxisë dielli t'ju vizitoj
Konferenca e përbashkët e kryeministrit, Edi Rama me kancelaren gjermane Merkel në vizitën e saj të lamtumirës në rajon, nuk kaloi pa batuta.
Rama e ftoi Merkel që pasi të lirohet nga detyra të vizitojë Ballkanin për diellin dhe bukuritë natyrore, por edhe për humorin ballkanas, që siç tha Kryeministri jemi të pakonkurueshëm nga BE.
Rama: Kancelarja e cila në detyrën e saj ka pasur impenjime me gjithë globin tani do të jetë më e lirë në një kohë më të afërt dhe shpresoj shumë që do të ketë kohën dhe dëshirën që të rikthehet në Ballkan, të rikthehet në Shqipëri për të lexuar më nga afër realitetin tonë dhe në njëfarë mënyre për të gjithë ato vite ngarkese dhe pune për tu shpërblyer me diellin, me detin, me natyrën dhe me humorin e Ballkanit, që të paktën në këtë fushë është shumë përpara BE.
Kancelarja gjermane ra dakord me Ramën sa i takon diellit por jo për humorin.
Ajo nënvizoi se zemra e saj rreh për këtë rajon dhe siguroi se nga Gjermania do të vazhdimësi të interesimit dhe mbështetjes për Ballkanin Perëndimor.
Merkel: Për humorin ndoshta duhet të thelloheshim disi më shumë, sa i përket diellit jam dakord me ju. I dashur Edi Rama, unë dëshiroj t'ju falenderoj. Zemra ime rreh për këtë rajon edhe pse nuk do të kem mundësinë të vesh të njëjtën detyrë sikurse deri më tani por ndoshta do të më ngacmojë, do të më nxisë dielli të vij që të ndjek më nga afër zhvillimet e këtyre vendeve. U uroj mirëqënie, prosperitet, paqe. Të gjithë këto të vazhdojnë të ruhen në rajonin tuaj, ja vlen të punojmë që të jetë kështu. Nga ana e Gjermanisë do të vazhdojë të ketë vazhdimësi në interesimin dhe mbështetjen e mëtejshme.

