Pas konferencës me Ramën, Merkel takon privatisht liderët e Ballkanit Perëndimor

Gazetari i Ora News, Everest Dedaj, ka zbuluar se cila do të jetë axhenda e Kancelares Angela Merkel, pas konferencës  të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama.

Mësohet se pas konferencës, Merkel do të takoj secilin prej liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Takimet me liderët do të jenë të mbyllura dhe koha do te jetë shumë e shkurtër.

Nuk dihet se çfarë do të diskutohet, por vlen të theksojmë se mesazhet që dha në konferencën për shtyp me kreun e shtetit shqiptar ishin të qarta./ Ora News/