"Mirënjohje për mbështetjen për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor" Xhaçka i uron mirëseardhjen kancerales Merkel

Ministrja e jashtme Olta Xhaçka i ka uruar mirëseardhjen, kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë, nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Nder dhe kënaqësi t’i uroja mirëseardhjen Kancelares Gjermane, Angela Merkel, e cila mbërriti në Tiranë për takime të rëndësishme me Kryeministrin Edi Rama dhe liderët e rajonit. Mirënjohje për mbështetjen e saj për integrimin të Ballkanit Perëndimor si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e rajonit tonë”, shkruan Xhaçka në Facebook.