Tenderat/ Guxholli: Ofertat me vlerë të ulët nuk garantojnë standardet dhe cilësinë, e çuditshme që...

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, ekspertja e ekonomisë Suzana Guxholli, është shprehur se shteti duhet të garantojë konkurrencë të hapur përsa u përket tenderave.

Ajo tha se në garë nuk mund të futesh pa ofertë, teksa shton se edhe në raste të tilla ka procese që sqarojnë se përse ndodh diçka e tillë.

“Tenderat janë procese të cilat konsistojnë në garantimin e mirë përdorimit me efiçencë të parasë të rregullave të përcaktuara dhe në bazë të garave të çdo pjesëmarrësi. Shteti duhet të garantojë konkurrencë të hapur. Kjo pa ofertë mund të jetë një mënyrë gare, por duhet të ketë procese të tjera nga mbrapa dhe duhet të bëhen sqarime se përse kalohet në kështu lloj procesi. Në përgjithësi tenderat e veprave publike janë me kritere shumë të përcaktuara që mbrojnë interesin publik dhe mirë përdorimin e parasë.

 Në këtë rast  synohet me sa më pak para të arrihen sa më shumë por nga ana tjetër, duhen konsideruar dhe treguesit teknik dhe standartet që shpesh mund të çojnë që një garues me një ofertë më të madhe të fitojë me një ofertë më të ulët, sepse vihen në pikëpyetje cilësitë dhe standartet. Në këtë rast është e çuditshme që hyhet në garë pa asnjë ofertë.”

Ajo shton se shpesh oferta jepet me vlerën më të ulët, por që nuk garanton kushtet teknike dhe cilësitë.

“Shpesh ndodh që jepet oferta me vlerën më të ulët dhe ajo ofertë nuk garanton kushtet teknike dhe cilësitë. Rrugët për shembull kanë kosto, dhe kur e merr me çmim më të ulët se kostoja, ti mund të çosh në abuzim të cilësisë.

Që të thuash është abuzim duhet të vërtetohet. Kur një kompani merr përsipër të bëjë një vepër, gjithmonë ka parasysh një mënyrë të caktuar financimi. Asnjëherë nuk ka para cash, dhe nuk hyn asnjëherë me paratë e saj për të bërë këtë investim. Në këtë rast çdo kompani duhet të tregojë që ka mundësi të marrë kredi, që ka mundësi të jap garanci. Biznesi kur merr përsipër një vepër, patjetër që ka një plan financimi. Patjetër që ka mekanizma për të kontrolluar, kur kompanitë nuk realizojnë në kohë projektin që kanë marrë përsipër. “/Ora News/ 

Përgatiti për online Anila Kolgjini.