Të fshehtat e tenderit Kardhiq-Delvinë, skualifikohen dy kompanitë me ofertën më të ulët, asnjë sqarim nga ARRSH
Dy kompanitë që kanë dhënë oferën më të ulët në tenderin Kardhiq-Delvinë janë skualifikuar nga gara. Çudia është se për një prej tyre janë përdorur kriteret e për tjetrën nuk jepet asnjë sqarim. Tashmë shteti do të paguajë 1 milion euro për punimet që do të zgjasin 7 muaj.
Një tjetër çudi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Tenderi prej rreth 1 milionë e 300 mijë euro për lidhjen e rrugës Kardhiq-Delvinë i është dhënë një prej kompanive që kanë paraqitur ofertën më të shtrenjë.
Për habi në dokumentin zyrtar paraqitet e skualifikuar vetëm një subjekt që kishte ofruar 923 mijë euro për realizimin e punimeve.
Janë pikërisht kriteret e kopsitura si kostum që kanë eliminuar garën dhe pikërisht licensat dhe niveli konkret i tyre që me sa duket janë bërë penalizuese.
Por jo vetëm kaq, në dokumentin zyrtar nuk ka asnjë argument se përse është skualifikuar një kompani tjetër, me ofertën e të cilës do ti kursenin shtetit rreth 400 mijë euro.
Fituesi rezulton të jetë një bashkim operatorësh, ku një ndër to e regjistruar jashtë Shqipërisë dhe me NIPT të hapur në prill të këtij viti.
“COBIAL” shpk, & “BILGIN TAAHHUT INSAAT MADENCILIK SAMAYI VE TICARET” LTD – & “INFRATECH” shpk – & “ARKIMADE” kanë dhënë ofertën prej 1 milionë e 80 mijë euro.
Pra rreth 100 mijë euro më shumë se subjekti i larguar nga gara për shkak të kritereve të qepura, siç thotë Kryeministri, me porosi.
Në garë në fakt kanë marrë pjesë katër kompani, por e fundit ka dhënë dhe çmimin më të lartë.
Bëhet fjalë për ndërtimi i rrugës se Fushë Bardhës, që parashikohet të përfundojë për 7 muaj nga lidhja e kontratës.
Megjithatë në mungesë të argumenteve, do të priten afatet e ankimimit për të parë nëse ndonjë prej subjekteve pjesëmarrëse do të bëjë prapësimet.
