PD mbledh grupin parlamentar, Basha porosi deputetëve: Kur të flisni lartësoni figurën e Berishës

Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme grupin e saj parlamentar në selinë blu.  

Gazetari i Ora News, Everest Dedaj bën me dije se para seancës parlamentare janë PD janë bërë diskutime për ndarjen në komisione dhe emrat me të cilat do të përfaqësohet PD-ja.

Në parlament pritet të ngrihen strukturat e reja të parlamentit, sikurse janë 8 komisionet e përhershme; 5 prej të cilave drejtohen nga mazhorancë dhe 3 nga Partia Demokratike.

Ndërkohë, janë diskutuar edhe qëndrimet politike që do të mbajë PD-ja në ditët në vijim lidhur me veprimtarinë e Kuvendit.

Po diskutohen edhe emra të tjerë lidhur me byronë e kuvendit dhe sekretariatet e organet e tjera të Kuvendit, për të cilat PD do të dërgojë propozimet e veta.

Nndërkaq, Lulzim Basha i ka udhëzuar deputetët e tij që kur të flitet për ish-kryeministrin Berisha, të lartësohet figura e tij se ai takon kontributeve që ai ka pasur.

Nga ana tjetër, edhe deputetët socialistë janë mbledhur në ambientet e Kuvendit, ku po zhvillojnë mbledhjen si grup parlamentar nën drejtimin e Taulant Ballës.