"Mora pushkën dola malit .... " Noka i reciton Bashës poezinë e Kiço Spirit

Flamur Noka ishte  një nga emrat e parë që doli kundër vendimit individual të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.

Deputeti Noka, ka publikuar  në Facebook vargjet e një poezie, të cilat lënë të kuptosh se armiku ka qenë gjithmonë brenda tyre, duke ju referuar kreut të opozitës, Lulzim Basha.

"Ku ta dija unë i gjori se armiku ishim Ne," shkruan Noka.

"Mora pushken dola n’mal,

Te luftoja per atdhe..,

Ku ta dija une i gjori..,

Se armiku ishim …Ne……"

Pas vendimit të Bashës, Flamur Noka, Tritan Shehu dhe Edi Paloka  dolën kundër tij publikisht duke e cilësuar vendim antistatuor. Basha vendosi ta përjashtonte ish-liderin historik nga grupi  në datën 9 shtator, një ditë para se Kuvendi i ri të fillonte punimet.

"Mora pushkën dola malit .... " Noka i reciton Bashës