A ka dosje penale apo hetime për ministrat "Rama 3"? Meta vë në lëvizje edhe në SPAK . Përgjigjja pritet brenda 2 ditësh

Brenda 48 orëve Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK do ti dërgojnë Presidentit të Republikës informacion nëse ndonjë nga emrat  e ministrave "Rama 3" të dërguara për dekretim janë apo jo nën hetim. Ndërkohë që ambasadorja Kim ka zhvilluar këtë të hënë një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja.

Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK kanë nisur verifikimin e 16 emrave të dërguara nga Kryeministri në presidencë, për tu dekretuar si ministra.

Verifikimi nisi menjëherë pas kërkesës së dërguar nga presidenti Meta, i cili kërkon informacion për gjendjen e tyre nëse janë duke u hetuar  nga Prokuroria dhe në çfarë fazë janë hetimet.

 

Shkresa ka vënë në lëvizje institucionet, të cilat kanë verifikuar regjistrat nëse emrat e ministrave te propozuar janë apo jo të regjistruar.

Verifikimi pritet të përfundojë në datën 14 shtator dhe në 15 pritet do i dërgohet Presidencës.

Deri tani nuk është bërë publik nëse ka ndonjë nga emrat e kërkuar për verfikim të regjitruar në regjisrat e tyre që është duke u hetuar për ndonjë vepër penale, ndonëse kallzimet për shumë prej tyre janë depozituar në Prokurorinë e Posaçme.

Ndërkohë që SPAK pritet të japë një përgjigje në lidhje me emrat Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar këtë të hënë një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja.

Takimi ka zgjatur rreth 30 minuta por nuk është bërë e ditur për mediat tema e tij.              

A ka dosje penale apo hetime për ministrat "Rama 3"? Meta vë