Video/ Makina kthehet përmbys në mes të tunelit në Astir

Një makinë është përmbysur në tunelet e Astirit paraditen e sotme.

Aksidenti ka ndodhur në një nga tunelet e sheshit "Shqiponja" që bashkon unazën e re me pjesën tjetër të Tiranës.

Nuk dihet ende nëse nga aksidenti ka të lënduar.