Yuri Kim në SPAK, takohet me Arben Krajën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2021, 13:14
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka vizituar Prokurorinë e Posaçme SPAK.
Mësohet se ambasadorja ka zhvilluar një takim rreth 30 minuta me kreun e SPAK, Arben Kraja.
Kjo lëvizje e Kim, vjen një ditë pas Presidenti Ilir Meta i kërkoi Prokurorisë të nisë verifikimet për ministrat e rinj të kabinetit të qeverisë “Rama 3.”
