Meta letër SPAK për ministrat "Rama 3", A po shfrytëzon Presidenti vendimin e Gjykatës Kushtetuese?
Është hera e parë që presidenti kërkon në listë bllok nga të gjitha organet informacion të detajuar për emrat e ministrave që kryeministri Edi Rama ka dërguar për dekretim.
Por si erdhi vendimi?
Gazetari i RTV Ora, Everest Dedaj informon. Ka një lexim të dyanshëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kompetencat e presidentit lidhur me emërimin e shkarkimin e ministrave, pas padisë që Këshilli I ministrave I bëri Ilir Metës për rastin e Gent Cakaj, ish ministër i Jashtëm. Presidenti Metra nuk e dekretoi asnjëherë duke detyruar kryeministrin Edi Rama të ushtrojë detyrën si ministër i Jashtëm.
Intepretimi
Sipas socialistëve Me këtë vendim të Kushtetueses janë përcaktuar qartë kompentencat e presidentit. Janë thjesht kritere formale.
Por institucioni i Presidentit e lexoi ndryshe duke nënvizuar se presidenti nuk ka vetëm rolin e noterit apo ceremonial por dhe një rol aktiv në shqyrtimin e emrave. Intepretimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka bërë që presidenti Meta të shtrijë kërkimin e tij, duke mos u kufizuar tek kriteret formale por kërkon informacion të detajuar për çdo emër të ministrave që ka propozuar Rama për mandatin e tretë”
