Rrëzimi i ashensorit tek "Astiri", banorët kërkojnë të zbardhjet ngjarja, hipën shumë persona

Dy ditë pas plagosjes së dy grave nga ashensori në zonën e Astirit në kryeqytet, administratori i pallatit Avni Martinaj, fajëson banorët si shkaktarë të ngjarjes.

"Ashensorët janë për transport njerëzish, jo për transport materialesh. Banorët fusin materiale ndërtimi, çimento, dhe hipin edhe mbi pesha. Ashensori ka një kapacitet 380 kg dhe vlerësohet që të mbajnë 3-4 persona. E vërteta është se nuk e dimë sa persona kanë qenë brenda. Ashensori ka rrëshqitur nga mbipesha, nuk ka rënë, por duhet të presim ekspertizën se ajo e përcakton. Kontrolli bëhet çdo datë 20 të muajit."

Edhe banorët thonë se kontrollet e ashensorëve janë kryer periodikisht, por hedhin dyshime se incidenti ka ndodhur nga mbipesha.

“Ashensorët janë në rregull por sa vetë hipin në ashensor” thone banoret.

Ashensorët janë mjetet më të përdorura për transportin e banuesve ne ndërtesat shumëkatëshe. Jeta dhe siguria e tyre varet nga mirëmbajtësi I ashensorëve ,puna e të cilit siduket nuk ka kontrrollin e duhur nga shteti.

Administratori Avni Martinaj thotë se në vitin 2019 ashensori është kontrolluar dhe më pas i është bërë servis duke u vendosur në funksion të plotë, por nga ana tjetër kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së tregut Julian Llupo thotë se objekti nuk ishte regjistruar.