Vjedhje, dhunë në familje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, në pranga 9 persona
Nëntë persona janë arrestuar ditën e sotme pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Policia bën me dije se ështëvënë në pranga shtetasi F. B., 42 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi në rrugën “Imer Ndregjoni” ka vjedhur motomjetin në përdorim nga shtetasi F. M.
Po ashtu është vërtetuar se i arrestuari është autor dhe i 2 vjedhjeve motomjetesh në pronësi të shtetasve E. D dhe R. M.
Po ashtu është arrestuar shtetasi R. C(M), 22 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna ne familje”, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.
Në flagrancë është arrestuar Sh. R., 25 vjeç, sepse në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish bashkëjetueses, si dhe shtetasi L. L., 29 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. A., 58 vjeç, pasi në fshatin Gosë, ka vjedhur prodhime bujqësore në pronën e shtetasit P. D.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A. P., 40 vjeç, R. S., 35 vjeç dhe A. B., 65 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. A. M., 22 vjeçe, pasi ka aksidentuar këmbësoren V. Ll., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

