"Mos të sjelltë Zoti këtu!" Ambulancat me të sëmurë bllokohen mes makinave, kaosi para QSUT

Sirenat e ambulancës dëshmojnë urgjencën e pacientit brenda por kaosi në derën e qendrës spitalore bllokoi hyrjen e saj. Me dhjetra automjete, drejtuesit e të cilëve nuk dinin çfarë të bënin paraditen e sotme.

Disa makina kanë pacientë brenda ndërsa disa të afërm të pacientëve.

Personat përgjegjës që administrojnë parkimin nuk vendosin një numër të limituar të automjeteve që lejohen të hyjnë brenda në oborrin e QSUT.

E gjitha është kthyer në stres për qytetarët.

“Ka ndodhur që nuk gjen vend. Kthehesh sërish mbrapsht. Mos të sllejtë Zoti këtu” thonë disa qytetarë.

Fillimi i javës është më i rënduar.

Për të lehtësuar situatën ishte menduar që godina e ish kirurgjisë të shembej e të kthehej në parkim por kjo strukturë për shkak të nevojës u kthye në spital covid.