Lot për aktorin që na bëri të qeshim/ Shkodra i jep lamtumirën Paulin Prekës, flet i biri: E ka vuajtur shumë...

Mjeshtrit të humorit, aktorit Paulin Preka ju dha lamtumira e fundit me homazhe në teatrin "Migjeni" në Shkodër. Njeriu që çoi buzëqeshje në familjet shqiptare për dekada me radhë u përcoll me lot e fjalë zemre nga kolegët.

Në teatrin "Migjeni" hyri për herë të fundit, jo për të sjellë te qeshurat siç bëri në të gjallë, por hidhërim.

Arkmorti me trupin e pajetë të aktorit Paulin Preka u soll nga Italia për në shtëpinë e tij të dytë.

Aty ku miq, bashkëpunëtore e qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit  ne Shkodër, mes lotësh e fjale zemre.

Ditë e vështirë jo vetëm për familjen, por edhe per ata që së bashku sollën në skenë qindra role e karaktere, duke e bërë publikun shqiptar të buzëqesh edhe në ditët më të vështira.

Dhimbja për ta është e madhe, sepse po ndahen nga një prej bashkëthemeluesve të estradës, brilantit dhe të papërsëritshmit të skenës.

Zyliha Miloti: Paulini kishte lindur me qenë artist i madh. E ka mbajtur gjallë estradën e Shkodrës me shkrimet e tij të mrekullueshme.

Zef Deda: Ishte një kolos jashtëzakonsiht i madh për atë forcë interpretimi.

Besnik Çinari: Ai ka lënë shpirtin dhe eshtrat në këtë teatër.

Drane Xhai: Humba profesorin, kolegun, prindin.

Sandër Ruçi: Këta njerëz zakonisht shkojnë në përjetësi, që nuk e ka privilegj gjithëkush.

Edmond Halili: Është artist i gjithë Shqipërisë, jo vetëm i qytetit tonë.

Rita Gjeka: Në certifikatë ku shkruhej Paulin Preka Mjeshtër i Madh dhe në fund jo Presidenti por populli.

I biri, Sokol Preka, kishte falenderime per mbështetjen i kanë dhënë gjatë gjithë viteve të karrierës, e ndau me miqte e të atit dhe vuajtjet ne emigrimin.

Sokol Preka: E ka dasht humorin, njerëzit. Ka qenë një periudhë që e ka vuajtur në Itali shumë, cili shqiptar nuk  vuan kur shkon jashtë shtetit, e dimë sa e dhimbshme është, babai e ka vuajtur shumë këtë periudhë por ne kishim atë detyrimin si fëmijë që ta mbanim afër sepse ai kishte nevojë për afërsinë tonë pro natyrisht kishte dhe shumë nevojë për publikun, kolegët, teatrin, aktivitetin që ka bërë gjithë jetën.

Nëse baba ka arrit në këtë fuqi artistike në jetë është e padiskutueshme që e ka arritur falë kolegëve të tij. Nëse ke një ambjent që të ndihmon, të përkrah, të rri afër në jetën artistike, kush do ta bëjë sot më shujmë se kolegët e tij. Një falenderim i përjetshëm nga ana jonë për atë që keni bërë për babain tonë.

Lot për aktorin që na bëri të qeshim/ Shkodra i jep

Artisti që me rolet e panumërta në teatër e kinematografi, e shkroi emrin në plejadën e artistëve shqiptar, mbylli sytë në moshën 86-vjeçare.

Paulin Preka do të prehet në varrezat katolike të Rrmajit, si amanet i fundit për të pushuar përjetësisht në tokën ku lindi, u rrit dhe mori mirënjohje e duatrokitje pa fund.

Lot për aktorin që na bëri të qeshim/ Shkodra i jepLot për aktorin që na bëri të qeshim/ Shkodra i jepLot për aktorin që na bëri të qeshim/ Shkodra i jepLot për aktorin që na bëri të qeshim/ Shkodra i jepLot për aktorin që na bëri të qeshim/ Shkodra i jepLot për aktorin që na bëri të qeshim/ Shkodra i jep