Festivali mural i Berlinit, artistët pikturojnë vepra arti gjigante në fasadat e ndërtesave
Festivali Mural i Berlinit rifillon pas edicionit të vitit 2020, që u anulua për shkak të Covid-19. Artistët pikturuan vepra arti gjigante në ndërtesa, ndërsa berlinezët mund të shëtisin në qytet duke vështruar pamjen e re artistike.
Fasadat e ndërtesave në Berlin janë pikturuar nga artistë si pjesë e festivalit të përvitshëm mural në kryeqytetin gjerman.
Për shkak të Covid-19, edicioni 2020 ishte anuluar.
Kështu, këtë vit berlinezët do të rizbulojnë kënaqësinë e shëtitjeve në rrugët e qytetit në kërkim të veprave të artit.
Artistja Anne Bengard, e cila merr pjesë në festival, ka pikturuar së bashku me kolegun e saj Kkade në muret e një ndërtese rrethin Neukölln. Piktura murale përshkruan balerinën gjermane Anita Berber nga vitet 1920.
Festivali është pjesërisht i diskutueshëm në skenën e artit në Berlin sepse mbështetet nga grupi i madh i pronave “Deutsche Wohnen”, i cili luan një rol lider në tregun gjerman.
Por në Berlin kompania vuan nga një imazh i pakëndshëm si një spekulator që nxit rritjen e çmimeve.
E vlerësuar në më shumë se 19 miliardë euro, kompania siguron fasadat e ndërtesave dhe mbështet financiarisht festivalin.
Më 26 shtator, në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare, në Berlin qytetarët do të votojnë për një referendum që detyron kompanitë e mëdha të pronës të shesin mijëra banesa në qytet./OraNews/
