Rikthehet festa pas 54 vitesh/ Festival agroushqimor në Manastirin e Ardenicës në Lushnje

Në Manastirin e Ardenicës në Lushnje u rikthye pas 54 vitesh festa që bën bashkë fermerët e zonës, ku ata promovojnë produktet e tyre. Pjesëmarrësit u ndanë të kënaqur me rikthimin e kësaj feste, ndërsa autoritetet lokale premtojnë që të ruajnë traditën e fshirë që nga regjimi komunist.

Për herë të fundit ata u mblodhën në vitin 1967.

Për 54 vite Manastiri i Ardenicës u braktis nga banorët e zonës të cilët e humbën këtë traditë, jo me dëshirë por me detyrim nga regjimi diktatorial.

Harenë e dikurshme e risollën këtë të mërkurë. Mes këngësh e vallesh, qindra fermerë të zonës promovuan produktet e tyre lokale.

Pjesëmarrësit u shprehen të kënaqur se pas 5 dekadash kjo festë rikthehet në zonë ne tyre.

“Për kujtesë, isha  shumë i ri në atë kohë  dhe mbaj mend që në këtë vend grumbulloheshin tregtarëtnga Korça nga Leskoviku, e tërë rrethinat.”- u shpreh një pjesmarrës.

Edhe fermerët e duan këtë event duke e parë si mundësi për treg.

 “Vera është e shtëpisë, janë gatime që njerëzit i njohin. Janë gatime të shijshme të zonës sonë.”

Kryebashkiakja e Lushnjes Eriselda Sefa premton vazhdimësinë e kësaj feste.

“Ftuam të gjithë bizneset dhe fermerët, gra të cilat merren me punët e dorës, të ishin pjesë e saj. Kjo inciativë e nisur për herë të parë. Do vendosim në kalendarin e festave lokale të Lushnjes."

Kremtimet në Manastirin e Ardenicës nisen në mesin e shekullit të XIX për të përkujtuar lindjen e Shën Mërisë, po u mbyllen në vitin 1967 me ndalimin e fesë