Meta dekreton Luan Përzhitën Rektor të Studimeve Albanologjike
Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekretoi sot emërimin e Prof. Dr. Luan Përzhita, Rektor të Studimeve Albanologjike.
Në ceremoninë solemne të dorëzimit të dekretit Presidenti Meta theksoi rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm të shkencës të Albanologjisë, që ka patur një rol thelbësor dhe të jashtëzakonshëm në konsolidimin e kombit shqiptar, si dhe në lindjen dhe formimin e shtetit shqiptar.
Për Kreun e Shtetit, mbështetja më thelbësore dhe me vizion e shkencave albanologjike është jetike për forcimin e rrënjëve dhe identitetit tonë kombëtar.
Në ceremoninë solemne të organizuar sot në institucionin e Kreut të Shtetit ishin edhe Ministrat e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj.Evis Kushi, të akademikëve dhe personaliteteve të shkencave albanologjike.