Fotolajm: Çfarë ndodh para spitalit Covid 1, shtohen familjarët me çanta plot me ushqime
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2021, 11:33
Çdo ditë po shtohen të afërmit e pacientëve të cilët presin para spitalit infektiv Covid 1 me çanta në duar.
Janë plot me ushqime e veshje për të afërmit e tyre të shtruar në spital.
Ministria e Shëndetësisë informoi dje se në spitalet COVID po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, dje nuk e kanë fituar betejën me COVID19 4 qytetarë: një qytetare nga Tirana 65 vjeçe, një qytetar nga Kolonja 65 vjeç, një qytetar nga Shkodra 78 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 82 vjeç.

Janë 12,766 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Foto: LSA
