Mevlani tregon batutën me Shkodrën, Zhupa e ngacmon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2021, 22:20
Futbollisti i Vllaznisë, Mevlan Adili, nuk ka kursyer batutat në studion e Rtv Ora. Ai thotë se në fillimet e tij në Shkodër e kishte të veshtirë përshtatjen me dialektizmat e zonës. E tillë është historia që tregon në studio. Sigurisht nuk munguan as ngacmimet nga komentuesit e "Ora Sport."
Mevlan Adili: Kur erdha në fillim e u takova me një të klubit më tha, shihemi nadje. Nuk e dija që nadje do të thojë mirëmëngjes.
Eduart Zhupa: Ai tha një batutë të bukur, ai tha që ne i shtojmë golat në Laç.
Emisioni Ora Sporti nisi sezonin sot, 12 shtator, nën moderimin e Altin Sulçe dhe Dorisa Keçani. Na ndiqni çdo të dielë në Rtv ora, ora 21:00.
