Legalizimet në Gërdec, Lame thirrje qytetarëve: Aplikoni para fundit të 2021
Në zonën e Gërdecit ka përfunduar procesi i legalizimit të ndërtimeve ndërkohë që vetë kreu i kadastrës Artan Lame shpërndau certifikatat e pronës për banorët. Ai i ftoi qytetarët të denoncojnë çdo rast korrupsioni ndërsa bëri thirrje për ata që nuk kanë aplikuar që të mos humbin kohë por ti kryejnë procedurat brenda vitit 2021.
Kreu i Kadastrës Artan Lame shpërndau certifikatat e pronës për banorët e fshatit Gërdec.
Gjatë shpërndarjes së dokumenteve Lame ka pyetur personalisht qytetarët për problematikat e legalizimit të pronave dhe nëse u është kërkuar ryshfet nga punonjësit shtetërorë.
“U ka kërkuar njeri lekë?”
Gjatë takimit me banorët e zonës, kreu i kadastrës u bëri thirrje atyre që ende nuk kanë bërë vetdeklarimin që të mos humbin më tepër kohë.
Po ashtu ai theksoi se në këtë fshat kanë përfunduar të gjitha matjet dhe ajo që mbetet është procedura finale e legalizimit.
“Aplikoni që të merrni legalizimin. Është e pajustifikueshme që në vitin 2021, pretendojnë që të marrin legalizimet kur nuk aplikojnë.”
Duhet patjetër të gjithë të bëjnë kërkesën e legalizimit sepse në 2021 nuk mund të diskutojmë për këtë problem.
