Rama: Mandati i tretë për të pastruar Shqipërinë, ne e kemi shkarkuar Metën por..

I pyetur nga gazetarët A është e ligjshme dekretimi nga Meta?

Kryeministri Edi Rama u përgjigj: "Për sa kohë është Ilir Meta në zyrë e në pritje të japë vendim Gjykata e vendit mbetet në detyrë. Ne kemi marrë vendimin tonë, e kemi shkarkuar por kjo është Republikë Kushtetuese që ka dy hallka."

Rama iu përgjigj interesit të gazetarëve të mbledhur në oborrin e Kuvendit në përfundim të seancës parlamentare pasditen e sotme.

Rama tha se ky mandat është për të pastruar Shqipërinë. Një reagim të tillë e pati pasi u pyet pse mblodhi fletët e votimit të grisura nga PD.

Rama: "Ky mandat është shumë i rëndësishëm për të pastruar Shqipërinë. Së shpejti do marr vendim për ndalimin e qeseve plastike në përdorim individual. Ishte thjesht një gjest instiktiv."