Opozitës i “rrjedhin” 2 vota, kush janë deputetët që votuan pro Lindita Nikollës

Opozitës parlamentare i kanë rrjedhur dy vota lidhur me votimin e Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit.

Mësohet se bëhet fjalë për deputetët Nusret Avdullaj nga PDIU dhe Vangjel Dule nga PBDBNJ.

Lindita Nikolla u zgjodh kryetare e Kuvendit me 79 vota pro dhe 4 kundër.

Në votim morën pjesë 137 deputetë, nuk morën pjesë 3 deputetë.