Meta uron Nikollën: Pas 2 vitesh të errëta, asnjë sekondë bojkot, bashkëpunim për forcimin e demokracisë

Presidenti i vendit, ilir Meta ka përshëndetur zgjedhjen e Lindita Nikollës në krye të kuvendit ditën e sotme.

Ai shkruan në Facebook se ëhstë mbyllur një periudhë dy-vjecare e errët dhe se nuk ka bojkot sepse është pa vlerë dhe pa kuptim.

Meta shton se mbështet kryetaren e zgjedhur, Lindita Nikollën dhe bashkëpunim për interesin e përbashkët të forcimit të demokracisë dhe rivendosjes së llogaridhënies në Kuvend.

Meta: Urime Kryetares të zgjedhur sot nga Kuvendi i ri i konstituar i Republikës së Shqipërisë! Më në fund kemi mbyllur dy vitet më të errëta të historisë tonë parlamentare, në këto tre dekada, me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata për demokracinë, shtetin e së drejtës, integrimin evropian dhe gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve tanë.

Tani asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë dhe kuptim! Mbështetje për Kryetaren e zgjedhur, Sh.S.Znj Lindita Nikolla dhe bashkëpunim për interesin e përbashkët të forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, rivendosjes së llogaridhënies në Kuvend dhe respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.