BE-ja heq Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta nga COVID-19
Rritja e rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri, ka detyruar Bashkimin Europian që të heqë vendin tonë nga lista e vendeve të sigurta për të udhëtuar.
Ky vendim është marrë ditën e sotme, ku Këshilli i BE-se ka përditësuar listën e vendeve, rajoneve të veçanta administrative dhe entiteteve të tjera dhe autoriteteve territoriale për të cilat kufizimet e udhëtimit duhet të hiqen.
Përveç Shqipërisë, janë edhe 5 shtete të tjera të cilat janë hequr nga lista e vendeve të sigurta për udhëtim.
Konkretisht nga lista janë hequr Uruguai, Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Brunei Darussalam, Japonia dhe Serbia.
Udhëtimet jo të rëndësishme brenda BE-së nga vendet ose entitetet që nuk janë të listuara në Shtojcën I, i nënshtrohen një kufizimi të përkohshëm të udhëtimit. Kjo nuk paragjykon mundësinë që shtetet anëtare të heqin kufizimin e përkohshëm të udhëtimeve jo thelbësore në BE për udhëtarët plotësisht të vaksinuar.
Siç përcaktohet në rekomandimin e Këshillit, kjo listë do të vazhdojë të rishikohet çdo dy javë dhe, sipas rastit, do të përditësohet.
Bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara në rekomandim, që nga 9 shtatori 2021 shtetet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve të treta në vijim;
Australi
Bosnje dhe Hercegovinë
Kanada
Jordani
Zelanda e Re
Katari
Moldavi
Arabia Saudite
Singapori
Korea e jugut
Ukraina
Uruguaj
Kina.
