Balla takim me përfaqësues të shqiptarëve të Ukrainës: Qeveria dhe Kuvendi do t’i kushtojnë vëmendje diasporës shqiptare

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti sot në Kuvendin e Shqipërisë një përfaqësi të shqiptarëve të Ukrainës, të cilët kanë ditur të ruajnë dhe mbrojnë gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare.

Përmes një postimi në Facebook, Balla shprehet se Kuvendi i Shqipërisë do vazhdojë t'i kushtojë vëmendje të veçantë diasporës shqiptare kudo në botë.

"Mikprita sot në Kuvendin e Shqipërisë një përfaqësi të shqiptarëve të Ukrainës, të cilët kanë ditur të ruajnë dhe mbrojnë gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare. Qeveria Rama dhe Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojnë t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë diasporës shqiptare, kudo në botë," shkruan Balla.