Hyri të shpëtojë nënën, u dogj dhe vetë brenda. Kjo është viktima më e re e tragjedisë në Tetovë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tetovë, ku si pasojë e shpërthimit të zjarrit në spital, kanë humbur jetën 14 të tjerë dhe janë regjistruar disa të plagosur.

Ndërkohë vajza që shihni në foto sipas mediave të Kosovës, është viktima më e re nga tragjedia në Tetovë.

Mësohet se vajza ka pasur të ëmën në spital, por nga pamundësia për ta nxjerrë ka mbetur dhe vetë brenda.

Hyri të shpëtojë nënën, u dogj dhe vetë brenda.

Si pasojë e zjarrit, ajo humbi jetën së bashku me të ëmën.

Incidenti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:00.

Për shkak të dëmtimeve të rënda, disa viktima do t’u nënshtrohen analizave të ADN-së.