Murati: Të bërit politikë nuk do të ndryshojë me Kuvendin e ri, problem korrupsioni politik
Në një intervistë për RTV Ora, gazetari Erl Murati u shpreh se situata sociale në vend është shumë e rëndësishme, po ashtu edhe politika.
Ai tha se nuk mendon se këtë legjislacion të ri parlamentar do të ketë ndryshime në të të bërit politikë, pasi rezultoi fituese e njëjta parti që ishte në pushtet.
Murati: Situata sociale në vend është shumë e rëndësishme, po ashtu edhe politika. Ne jemi pak muaj pas 25 prillit, por mund të them se shqiptarët kanë folur dhe sigurisht duhet menduar dy herë për të folur. Ne jemi një realitet të ri politik me parlamentin e re si një vazhdimësi të qeverisë së kaluar. Mendoj se pak do të ndryshojë mënyrë se si është bërë politikë deri më tani.
Nga ana tjetër, vihet re që paraja që qarkullon jashtë bankave është shumë e madhe. Disa mendojnë se kjo e ndihmon ekonominë, disa jo. Ne kemi parë shumë vende që janë mbajtur si kampionë për kultivimin dhe eksportin e bimëve narkotike, si Afganistani. Sigurisht që nuk mund të presim që të zerojmë trafikun e lëndëve të tilla. Trafiku i drogës ka vazhduar edhe gjatë pandemisë.
Murati theksoi se ka 30 vite demokraci dhe besoj se ka një unanimitet në opinionin publik se këtu ka një problem me ndëshkueshmërinë dhe korrupsionin politik.
Murati: Ka 30 vite demokraci dhe besoj se ka një unanimitet në opinionin publik se këtu ka një problem me ndëshkueshmërinë dhe korrupsionin politik. Ne kemi sistemin e drejtësisë si ndër më të korruptuarit në Evropë. Ka një paradoks sepse ka një pritshmëri nga faktori ndërkombëtar që do të ndryshojë një gjë të tilla sa i takon korrupsionit. Sigurisht që nëse do të ndryshojë diçka një gjë e tillë do të vijë vetëm nga shqiptarët.

