Gjirokastër: Hiqet sikur do të blejë bizhuteri, vjedh byzylykun e arit 1 mln lekë (Shikoni Videon)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2021, 21:06
Një person ka hyrë në një argjendari për të blerë, por më pas ka dalë nga ajo duke vjedhur bizhuteri me vlerë mbi 1 milionë lekë.
Momenti i vjedhjes është regjistruar nga kamerat e sigurisë së dyqanit ku personi qetësisht fut në xhep një byzylyk flori dhe largohet nga dyqani.
Shitësja në momentin e konstatimit të mungesës se sendit ka njoftuar menjëherë policinë që ende nuk ka arritur ta identifikojë personin në fjalë.
