Zhduket 15-vjeçari shqiptar në Greqi

Një adoleshent shqiptar në Greqi është zhdukur prej së dielës.

Mediat greke bëjnë me dije se i riu, Namik K. 15-vjeç është zhdukur që nga pasditja e së dielës.

Ai është 1.65 m i gjatë, i hollë, ka flokë ngjyrë kafe dhe sy blu, ndërkohë siç bëhet e ditur ai kishte veshur xhinse, një bluzë të verdhë dhe atlete të bardha.

Familjarët pas denoncimit në polici kërkuan ndihmë përmes medias, që cilido që ka informacion t’i ndihmojë.