Meta e Rama luten për Tetovën!

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e 8 shtatorit në Tetovë. Spitali i cili shërbente për të mjekuar të infektuarit me covid u përfshi nga flakët.

Ende nuk dihet saktë numri i viktimave.

Presidenti Meta përmes një postimi në facebook ndau shqetësimin dhe trishtimin e thellë me të cilin po përcjell tragjedinë e ndodhur.

Me shqetësim dhe trishtim të thellë po përcjell tragjedinë e ndodhur në spitalin e Tetovës.

Një ngjarje tepër e rëndë dhe tronditëse, veçanërisht për numrin e viktimave të raportuara.


Shpreh ngushëllimet më të ndjera për jetët e humbura dhe ndaj dhembjen e madhe me familjarët e tyre!

Ju uroj shërimin sa më parë të lënduarve!

Shpreh solidaritetin e plotë me autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, që po bëjnë përpjekje maksimale për të shpëtuar sa më shumë jetë dhe vënë nën kontroll situatën.
Mendimet dhe lutjet e mia janë me Tetovën!

Më pas reagoi dhe kryeministri, Edi Rama i cili përmes një postimi tha se lutjet e tij janë për Tetovën.