Zjarr në Nartë të Vlorës, shmanget djegia e disa banesave në zonë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2021, 19:28
Një tjetër zjarr është pikasur ditën e sotme në Nartë të Vlorës.
Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm dhe është regjistruar pak çaste më parë, ku rrezikohet djegia e disa banesave.
Ndërhyrja e zjarrfikëses po bën të mundur shuarjen e flakëve.
Fatmirësisht është shmangur djegia e banesave, pavarësisht se flakët ishin brenda territorit të njërës prej tyre.
Në banesa nuk ndodhet askush momentalisht, pasi janë në emigrim.



