Vjosa Osmani thirrje Indisë që të njohë Kosovën
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje Indisë që të njohë Pavarësinë e Kosovës.
Këtë deklaratë Osmani e ka bërë në një intervistë për televizionin indian “WION”
Osmani ka thënë se fillimisht India duhet të njohë vuajtjet e kosovarëve nga regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit dhe pastaj të njohë pavarësinë e Kosovës, realitet ky për të cilin presidentja thotë se nuk ka për të ndryshuar.
“Ne i bëjmë edhe një herë thirrje qeverisë së Indisë që para së gjithash të njohë vuajtjen e popullit të Kosovës nga regjimi gjenocidal e Millosheviqit dhe së dyti, ta njohë realitetin e pandryshueshëm në terren”, ka thënë presidentja Osmani.
Ajo ka theksuar se është vetëm çështje kohe kur India do t’i bashkohet vendeve demokratike që kanë njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.
"Është thjesht çështje kohe kur vende si India do t'i bashkohen vendeve të tjera demokratike në të gjithë botën në njohjen e Republikës sovrane të pavarur të Kosovës," tha Osmani.
