“Katari 2022”: Mbrëmja e përballjeve vendimtare në "Elbasan Arena" e "Fadil Vokrri"

Kombëtarja e Kosovës do të ketë sot ndeshjen e fundit të këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45 do të presë Spanjën.

Ndonëse do të përballen me njërën prej kombëtareve më të forta në Evropë, atmosfera tek kampi i Dardanëve është shumë e mirë

 Valon Berisha për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen e fundit ndaj Greqisë, është stërvitur dje i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit.

Para stërvitjes në konferencë për media janë shfaqur përzgjedhësi Bernard Challandes dhe futbollisti Florent Hadërgjonaj.

Challandes e ka quajtur përballjen me Spanjën si të veçantë dhe tejet të vështirë.

“Nëse do të varej prej meje do të kërkoja nga FIFA që Spanjën mos ta kemi asnjëherë në grupe. Por ta lëmë shakanë anash, pasi Spanja është një kundërshtar shumë i fortë. Ka posedimin e topit, presingun e madh dhe çdo kundërshtar ka telashe të mëdha. Por, edhe ne duhet ta provojmë këtë sikurse ekipet tjera”, ka thënë Challandes.

Ai tutje ka theksuar se për të gjitha ekipet është e vështirë të luajnë kundër Spanjës.

“Kjo do të jetë ndeshje speciale, sepse kundër Spanjës duhet të mbrohemi, jo vetëm Kosova por edhe Italia, Kroacia e skuadrat tjera mbrohen. Dhe, nëse mbrohesh mirë dhe nëpërmjet ndonjë tranzicioni të shpejtë shënon mund të marrësh rezultat të mirë. Të them se do të fitojmë është shumë vështirë, por duhet të përpiqemi”, ka thënë Challandes.

Ndërkaq, edhe mbrojtësi i krahut Florent Hadërgjonaj e ka vlerësuar këtë përballje si shumë të rëndësishme, derisa ka thënë se synojnë të arrijnë diçka historike në duel me Spanjën favorite.

Ndeshje e rëndësishme, shumë e madhe. Na pret dueli me Spanjën, ekipin më të mirë në botë ndër vite. E kemi parasysh se është një ndeshje e jashtëzakonshme, po e presim me padurim. Mund ta tregojmë veten si ekip dhe besoj se do të jemi gati për këtë duel. Spanja ka shumë cilësi dhe këtë e dinë të gjithë. Është një ndeshje e madhe, ne e kemi rastin pasi luajmë në shtëpi dhe dëshira është të bëjmë diçka historike. Shpresoj të jemi të përgatitur mirë dhe si ekip të bëjmë diçka të madhe”, ka thënë Hadërgjonaj.

Ndërkohë në "Elbasan Arena" do të jetë përballja e Shqipërisë me San Marinon. Kjo do të ndeshja e fundit për këtë muaj. 

Trajneri i kombëtares Edi Reja kërkon të zbresë me këmbë në tokë lojtarët dhe lë porisitë e fundit.

“San Marino nuk është e lehtë. Është rival i vështirë duhet të jemi të përqëndruar. Duhet të përqëndrohemi në maksimum dhe të bëjmë një lojë të mirë.