“Druvarët" bllokojnë rrugën për tek varrezat e Kamzës, qytetarët: E shëmtuar
Kjo është një situatë e përditshme tek varrezat e Kamzës. Denoncimi vjen nga banorë të zonës të cilëve një aktivitet i tillë u ka krijuar shqetësim.
Ndodhem tek varrezat e Kamzës. Në këtë segment rrugor ku unë jam aktualisht kohët e fundit është shndërruar në vend shkarkimi e ngarkimi të lëndëve drusore duke shkaktuar trafik dhe ndotje mjedisore.
Banorët e zonës e kanë denoncuar këtë problematikë, e cila ka shkuar deri në përplasje me ushtruesit e këtij aktiviteti.
Konflikti është raportuar edhe në komisariatin e Kamzës, por sërish është mbyllur qetësisht.
Mjete të tilla jo vetëm bllokojnë rrugën, por krijojnë dhe zhurma në zonë.
Ushtrimin e një aktiviteti të tillë shumë pranë varrezave qytetarët e konsiderojnë një akt të shëmtuar.
"S'di si ta them se është shumë e shëmtuar. Nuk është e përshtatshme për vendin ku prehen të afërmit tanë."
Jashtë kamerave banorët shprehen se autoritetet kompetente duhet të marrin masa të menjëhershme për zgjidhjen e problematikave të bllokimit të rrugës dhe ndotjes së ambientit./OraNews/
