Urës në Pezë të Madhe i thyen dërrasat, askush s'vë dorë

Prej gati 2 muajsh, ura në Pezë të Madhe ka dalë jashtë funksioni. Fshati është pjesë e njësisë administrative të Pezës, në varësi të Bashkisë së Tiranës .

Dërrasat që janë mbi të janë të thyera duke e bërë kalimin pothuajse të pamundur.

Banorët thonë se kalimi, sidomos natën është shumë i rrezikshëm.

"Shumë vështirë, nipër dhe mbesa në shkollë i çojmë vetë, ku të lëvizin ata aty," thotë banorja.

"Dy muaj ka kështu."

Kalimi në këtë urë është rrezik për çdo banor pasi gjendja e urës është e degraduar.

"Aty bie i madhi dhe i vogli, ka rënë dhe makina," thotë banorja.

 Por shqetësim është fakti që njësia administrative 5 edhe pse është në dijeni  nuk ka marrë asnjë masë për sigurinë e banorëve në Pezë të Madhe.

"Jemi ankuar në komunë, këta thonë nuk kemi fonde. Vetëm justifikime, asgjë tjetër," thotë banori.

Kërkojnë nga njësia administrative marrjen e masave sa më parë pasi vjeshta dhe afrimi i dimrit  me reshjet  dhe prurjet e lumit bllokojnë edhe rrugën ne te cilën aktualisht kalojnë automjetet.

"Thirrja është që ta rregullojnë se jemi një komunitet aty, nuk jemi dy veta," thotë banori.